Postuar më: 02/12/2020

Botohet “Politika Shtetërore për Diasporën 2020”

Botohet libri Politika Shtetërore për Diasporën 2020”. Ai është përmbledhje e dokumenteve dhe akteve në zbatim të Strategjisë Kombëtare të Diasporës. Ky libër është një botim vjetor i Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

Libri Politika Shtetërore për Diasporën 2020” është botimi i tretë vjetor. Ai është publikimi pasardhës i librave Politika Shtetërore për Diasporën 2018” dhe Politika Shtetërore për Diasporën 2019″.

Libri Politika Shtetërore për Diasporën 2020” është një tregues i ecurisë së zbatimit e politikës shtetërore të Republikës së Shqipërisë për diasporën shqiptare gjatë vitit 2020.

 Ky libër boton për herë të parë dokumentin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës dhe Planin e Veprimit 2021-2025 të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.585, datë 22.07.2020. Ajo  do të zëvendësojë Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2018-2024 duke filluar nga 1 janari 2021.

Dokumentet e përfshira në LibrinPolitika Shtetërore për Diasporën 2020” shërbejnë për informimin e publikut brenda dhe jashtë vendit për ecurinë e veprimtarisë së institucioneve shtetërore si edhe legjislacionin e ri për interesat e diasporën shqiptare.

 Botimin mund ta lexoni në link-un e mëposhtëm:

Politika Shtetërore 2020