Postuar më: 25/11/2020

Botohet Periodiku i dytë për vitin 2020, “Diaspora Shqiptare”, Analiza dhe Studime

Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Diasporës realizoi botimin Periodikut të dytë për vitin 2020, “Diaspora Shqiptare”, Analiza dhe Studime. Ai publikohet çdo gjashtë muaj.

Periodiku i dytë për vitin 2020, “Diaspora Shqiptare” ka në përmbajtje studime, raporte, artikuj dhe opinione falë kontributit të studiuesve e shkencëtarëve shqiptarë në Diasporë dhe Shqipëri.

Në fokus të këtij Periodiku është Strategjia Kombëtare e Diasporës Shqiptare 2021 – 2025, e cila përcakton parimet e politikës shtetërore të Republikës së Shqipërisë për mbështetjen e komuniteteve shqiptare, të cilët jetojnë në vendet pritëse në mënyrë të ligjshme.

Periodiku i dytë për vitin 2020, “Diaspora Shqiptare” shkrime të cilat janë kryer nga institucione shqiptare dhe ndërkombëtare me veprimtari brenda dhe jashtë vendit me fokus migracionin shqiptar.

Botimin e katërt mund ta lexoni të plotë këtu: