Postuar më: 16/02/2021

Banka e Shqipërisë: Pavarësisht pandemisë, Remitancat në trend rritës

Banka e Shqipërisë ka prezantuar botimin e saj të fundit me studime për remitancat, të titulluar “Pandemia dhe Remitancat”.

Nëse në fund të vitit 2019 1.68 milionë përfaqësues të Diasporës dërguan në atdhe 1.32 miliardë euro, duke ndihmuar 23 përqind të familjeve në Shqipëri, me fillimin e krizës së COVID-19 në muajin mars 2020, me mbylljen ekonomike dhe recesionin e thellë ekonomik, vlerat e remitancave në Shqipëri, si kudo në botë, filluan të bien.

Rënia më e ndjeshme ishte në tremujorin e dytë të vitit 2020, me gati 35% humbje vjetore (rreth 65 milionë euro). Në periudhën janar-shtator 2020, vlera e dërgesave të parave arriti në 471 milionë euro ose rreth 50 milionë euro (rreth 10%) më pak se në vitin 2019.

Banka e Shqipërisë ka prezantuar botimin e saj të fundit me studime për remitancat, të titulluar “Pandemia dhe Remitancat”. Rritja e remitancave përfaqëson një zhvillim shumë pozitiv për ekonominë shqiptare, pasi ato luajnë një rol kritik për anëtarët e familjeve të emigrantëve që kanë mbetur në vendet e origjinës. Banka e Shqiperise, në botimin e saj “Pandemia dhe Remitancat”, thekson se “Remitancat, në kontekstin e zhvillimeve aktuale ekonomike, mbeten një potencial i madh për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik shqiptar, prandaj ato duhet të karakterizohen dhe trajtohen si resurse dhe si një kategori thelbësore në ekonomi.

Publikimin e plotë të Bankës së Shqipërisë mund ta lexoni këtu:

Pandemia dhe Remitancat