Postuar më: 15/04/2019

20-vjetori i krijimit të “Batalionit të Atlantikut”, ministri i Shtetit për Diasporën priti anëtarët e delegacionit të tij

Në fjalën e tij ministri Majko u shpreh se “Rasti i “Batalionit të Atlantikut” është një rast shumë i veçantë në histori, i cili tregon rëndësinë dhe vlerën e të qenurit shqiptar në Diasporë”.

Gjatë bashkëbisedimit, ministri Majko vlerësoi kontributin e pjesëtarëve të “Batalionit të Atlantikut”, ai tha se ata janë një shembull i veçantë, për të cilin mund të shkruhet vetëm në libra. “Ju, të gjithë pjesëtarët e Batalionit të Atlantikut” na keni nderuar, falë jush sot kemi realitet të ri, të cilin e shohim nga distanca e 20 viteve.

Pas përfundimit të luftës, si vazhdimësi e Batalionit të Atlantikut për ruajtjen e çështjeve kombëtare u themelua Shoqata “Atlantiku”. Kryetari i kësaj shoqate, z. Gani Shehu në këtë përvjetor të rëndësishëm theksoi edhe një herë guximin e një numri të madh të të rinjve shqiptaro-amerikanë, të cilët lanë jetët e tyre në SHBA, për t’iu bashkuar luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, nën emrin “Batalioni i Atlantikut”.