Postuar më: 04/10/2019

Ministri Majko në Itali, takim me kryetarin e Bashkisë së Palermos

Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko u takua me kryetarin e Bashkisë së Palermos z. Leoluca Orlando.

Gjatë këtij takimi të organizuar në ambientet e bashkisë së Palermos, Ministri dhe Kryebashkiaku biseduan mbi marrëdhëniet e bashkëpunimet që ekzistojnë mes dy vendeve.
“Marrëdhënia midis dy vendeve tona është tejet e veçantë, – u shpreh ministri Majko, – pasi në Itali ne kemi dy Diaspora. Kemi Arbëreshët që prej shekujsh vazhdojnë të ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditat e të parëve, por edhe Diasporën e re, atë të pas viteve ’90. Të dyja të mirintegruara në shoqërinë italiane”.

Ndërsa kryebashkiaku Orlando u ndal te komuniteti arbëresh, duke vlerësuar punën e tyre në ruajtjen e kulturës së vendit të origjinës.