Postuar më: 19/09/2019

Publikohet revista elektronike e Këshillit Koordinues të Diasporës

Publikohet revista elektronike e Këshillit Koordinues të Diasporës, një përmbledhje e plotë e kuadrit ligjor për krijimin e kësaj strukture, e para në historinë e shtetit shqiptar.

Në këtë publikim gjendet kuadri ligjor i plotë mbi të cilin është ndërtuar dhe funksionon ky këshill. Gjithashtu edhe një përshkrim mbi karrierën dhe aktivitetin e secilit prej anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës.

Misioni i Këshillit Koordinues të Diasporës është mbrojtja dhe forcimi i marrëdhënieve me Diasporën shqiptare. Këshilli Koordinues i Diasporës është organi përfaqësues i marrëdhënieve të Diasporës shqiptare me institucionet e shtetit të Shqipërisë.

Revistën mund ta lexoni të plotë këtu Këshilli Koordinues për Diasporën