Postuar më: 02/10/2018

Mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të Agjencisë Kombëtare të Diasporës

agjn2 1

Mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të Agjencisë Kombëtare të Diasporës

Sot u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të Agjencisë Kombëtare të Diasporës.
Me propozimin e Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, Këshilli zgjodhi z. Etjen Xhafaj, zëvëndësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Kryetar të tij.
Në vazhdim, nën drejtimin e Kryetarit të Këshillit, mbledhja shqyrtoi çështjet e tjera të rendit të ditës.
Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë, z. Dritan Delija, i paraqiti Këshillit për shqyrtim e miratim, strukturën, rregulloren e brendshme, projekt-buxhetin si edhe Buletinin e Planit të Veprimit.
Anëtarët e Këshillit diskutuan gjerësisht mbi veprimtaritë e ardhshme të Agjencisë, veçanërisht për fuqizimin e rolit të saj për koordinimin dhe bashkëpunimin me institucionet e tjera të vendit, institucionet homologe në Kosovë si edhe organizatat e përfaqësuesit e diasporës shqiptare, për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën.
Pas diskutimeve, Këshilli Drejtues miratoi strukturën, rregulloren e brendshme, buxhetin dhe Buletinin e Planit të Veprimit të Agjencisë Kombëtare të Diasporës.