Postuar më: 15/02/2019

Vizita në Itali, ministri takim me rrjetin e avokatëve shqiptar

Gjatë vizitës së tij në Itali ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko zhvilloi një takim me rrjetin e avokatëve shqiptar në Itali. Në takimin e kryer në ambientet e një prej institucioneve enciklopedike me prestigjioze në botë, “Treccani” pati diskutime të shumta mbi situatën e shqiptarëve në Itali dhe rrjetëzimin e shqiptarëve në vendin fqinj.

Në fund të takimit, përfaqësuesit e rrjetit të avokatëve i dhuruan ministrit librin “Politikat Shtetërore për Diasporën” të përkthyer në italisht në mënyrë vullnetare nga anëtarët e rrjetit të avokatëve shqiptar në Itali.