Postuar më: 09/10/2018

U miratua nga Qeveria vendimi “Për emërimin e kryetarit dhe të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”

Këshilli i Ministrave miratoi ditën e sotme, vendimin e rëndësishëm të propozuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën ‘’Për emërimin e kryetarit dhe të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”.

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës ka për mision sigurimin dhe shpërndarjen e mjeteve financiare, në kuadrin e nxitjes së zhvillimit social-ekonomik e kulturor, bazuar në strategjinë kombëtare për diasporën, nëpërmjet promovimit, inkurajimit dhe nxitjes së prirjeve filantropike dhe investimeve në mbështetje të zhvillimit të diasporës në Republikën e Shqipërisë e jashtë saj.

Këshilli Drejtues është organi më i lartë vendimmarrës i FSHZHD-së i cili përbëhet nga 7 anëtarë. Emërimi i kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues shënon hapin e parë për institucionalizimin e Fondit.

Më poshtë, vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave në datën 09.10.2018:

VENDIM Nr.594 , PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS, datë 9.10.2018