Postuar më: 06/12/2019

Takimi me grupin e arkitektëve dhe inxhinierëve shqiptarë nga Amerika

Sot, gjatë takimit me grupin e arkitektëve dhe inxhinierëve shqiptarë të ardhur nga Nju-Jorku vullnetarisht në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre profesional në vlerësimin e çerdheve, shkollave dhe ndërtesave të tjera në zonat e prekura nga tërmeti. Grupi i ekspertëve shqiptaro-amerikanë u shpreh i gatshëm që në të ardhmen të përcjellë përvojën dhe dijen që disponon në funksion të zhvillimit të vendit të origjinës.