Postuar më: 09/03/2020

Takim me Grupin e Koordinatorëve për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës

Sot, u zhvillua takimi i radhës së Grupit të Koordinatorëve për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës. Në këtë takim, të kryesuar nga ministri i Shtetit për Diasporën, Grupi i Koordinatorëve u përfaqësua vetëm në nivel zëvendësministrash nga ministritë e linjës dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

Anëtarët e Grupit, përfshirë përfaqësuesit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Drejtësisë, diskutuan për publikimin e Buletinit Mars 2020, shkollën verore dhe mbi disa problematika të tjera lidhur me zbatimin e masave të Planit të Veprimit.