Postuar më: 20/02/2020

Shpallen vendet e lira të punës në Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë ka firmosur urdhrin nr. 38, datë 18.2.2020 , “Për miratimin e Strukturës dhe të Organikës të Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët” dhe shpalljen e vendeve të lira të punës pranë QSPA-së, si dhe ngritjen e komisionit përgjegjës për rekrutimin e personelit. Ky urdhër është lëshuar në mbështetje të pikës 3, të nenit 102, të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.152\2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.01.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”:

Urdhrin e plotë mund ta lexoni këtu:

URDHËR NR. 38, datë 18.2.2020 “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË ORGANIKËS SË QENDRËS SË STUDIMEVE DHE PUBLIKIMEVE PËR ARBËRESHËT.”

Për të gjithë të interesuarit pozicionet e lira në Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët mund t’i gjeni këtu:

DREJTOR KËRKIMI SHKENCOR
KËRKUES SHKENCOR
PËRGJEGJËS SEKTORI PËR FINANCËN DHE SHËRBIMET MBËSHTETËSE
SPECIALIST IT
SPECIALIST ARKIV/PROTOKOLL
SPECIALIST JURIST

Dorëzimi i dokumenteve bëhet brenda datës 03/03/2020, në Zyrën e Protokollit të QSPA-së, pranë Kryeministrisë dhe në postën elektronike info@diaspora.gov.al

Qendra e Studimeve për Arbëreshët është institucioni i parë i ngritur në historinë e shtetit shqiptar për kryerjen e studimeve të specializuara për historinë, letërsinë dhe kulturën e komunitetit arbëresh.