Postuar më: 15/04/2019

Shpallen vendet e punës në Qendrën e Botimeve për Diasporën

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë ka firmosur urdhrin nr. 76 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës të Qendrës së Botimeve për Diasporën” dhe Shpalljen e vendeve të lira të punës në Qendrën e Botimeve për Diasporën si dhe ngritjen e komisionit përgjegjës për rekrutimin e personelit.
Ky urdhër është lëshuar në mbështetje të pikës 3, të nenit 102, të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.152\2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.01.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”:

Urdhrin e plotë mund ta lexoni këtu:

URDHËR Nr. 76 PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË ORGANIKËS SË QENDRËS SË BOTIMEVE PËR DIASPORËN , datë 15. 04. 2019

Për të gjithë të interesuarit pozicionet e lira në Qendrën e Botimeve për Diasporën mund ti gjeni këtu:

ARKIVIST/PROTOKOLLIST

PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË BOTIMIT, KOORDINIMIT DHE SHPËRNDARJES

SPECIALIST PËR KOORDINIMIN DHE SHPËRNDARJEN NË SEKTORIN E BOTIMIT, KOORDINIMIT DHE SHPËRNDARJES

SPECIALIST PËR REDAKTIMIN E BOTIMEVE NË SEKTORIN E BOTIMIT, KOORDINIMIT DHE SHPËRNDARJES

SPECIALIST PËRKTHIMI NË SEKTORIN E BOTIMIT, KOORDINIMIT DHE SHPËRNDARJES

PËRGJEGJËS SEKTORI NË SEKTORIN E DIGJITIMIT, KOMUNIKIMIT DHE PROJEKTEVE

SPECIALIST IT NË SEKTORIN E DIGJITIMIT, KOMUNIKIMIT DHE PROJEKTEVE

SPECIALIST PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PROJEKTEVE NË SEKTORIN E DIGJITIMIT, KOMUNIKIMIT DHE PROJEKTEVE

SPECIALIST PËR DIGJITIMIN NË SEKTORIN E DIGJITIMIT, KOMUNIKIMIT DHE PROJEKTEVE

SPECIALIST PËR KOMUNIKIM DHE MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN NË SEKTORIN E DIGJITIMIT, KOMUNIKIMIT DHE PROJEKTEVE

SPECIALIST JURIST NË SEKTORIN E FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

TEKNIK I MESËM SEKTORIN E FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

PUNONJËS PASTRIMI NË SEKTORIN E FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE​

 

Dorëzimi i dokumenteve bëhet brenda datës 26/04/2019, në Zyrën e Protokollit të QBD-së pranë Kryeministrisë dhe në postën elektronike të QBD-së info@qbd.gov.al