Postuar më: 04/10/2018

Samiti i Dytë i Diasporës në 2 mars 2019

SAMITI I DYTE I DIASPORES 1

Me kërkesë të Kryeministrit Edi Rama, në mbledhjen e qeverisë të mbajtur në Korcë në datën 29 shtator u vendos që Samiti i Dytë i Diasporës të mbahet në 2 Mars 2019. Kjo datë është edhe përvjetori i 475-të i Kuvendit të Lezhës që është një ngjarje e shënuar e historisë së shqiptarëve.

Ndryshimi i datës së mbajtjes së Samitit të Diasporës nga data e parashikuar në 28 nëntor 2018 u vlerësua edhe pas kërkesave nga komunitete të ndryshme të diasporës. Kjo datë është festimi më i madh që komunitetet shqiptare në vendet pritëse organizojnë tradicionalisht në vite.

Mbajtja e Samitit të Dytë të Diasporës në 2 mars 2019 do të jetë një arsye më shumë që përvjetori i Kuvendit të Lezhes të bëhet edhe me takimin mbarëshqiptar që Samiti i Dytë i Diasporës do të mbledhë në punimet e veta.