Postuar më: 04/05/2020

QSPA memorandum bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Sot, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Akademinë e e Shkencave të Shqipërisë.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi u krye nga kryetari i Akademisë së Shkenca të Shqipërisë, prof. Skënder Gjinushi, drejtoresha ekzekutive e QSPA-së, prof. Diana Kastrati si dhe Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko.

Ky Memorandum synon koordinimin e studimeve për kulturën dhe historinë e komunitetit arbëresh, bashkëpunimin ndërinstitucional që parashikon realizimin e studimeve të përbashkëta mbi historinë dhe kulturën e komunitetit arbëresh, organizimin e aktiviteteve studimore si dhe krijimin e grupeve të punës për aplikimin në projekte të përbashkëta.

Pikë me rëndësi është edhe mbështetja e studiuesve të rinj, të cilët do të realizojnë studime dhe publikime për këtë komunitet.

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, e krijuar së fundmi, është institucioni i parë në historinë e shtetit shqiptar që ka fokus ekskluziv studimet e specializuara që ngërthejnë gjithë universin kulturor, historik, letrar, sociale dhe antropologjik të komunitetit arbëresh, si një trashëgimi unikale kulturore në mbarë botën.

Memorandumin e plotë mund ta lexoni këtu:

MEMORANDUM BASHKËPUNIMI NDËRMJET AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË DHE QENDRËS SË STUDIMEVE DHE PUBLIKIMEVE PËR ARBËRESHËT