Postuar më: 09/01/2019

Qeveria miratoi “Vendimin për Financimin dhe Organizimin e Samitit të Dytë të Diasporës”

Qeveria miratoi “Vendimin për Financimin dhe Organizimin e Samitit të Dytë të Diasporës”, të propozuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën.

Ky projekt akt ka rëndësi pasi ka për qëllim realizimin e aktivitetit më të madh ku do të marrin pjesë përfaqësues komuniteteve të shqiptare në Diasporë. Deri tani është parashikuar që të marrin pjesë një numër i madh përfaqësues të regjistruar nga të gjitha organizatat dhe komunitetet shqiptare nëpër botë.

Organizimi dhe aktivitetet zbatuese për realizimin e Samitit të Dytë të Diasporës i cili do të mbahet në periudhën 28 shkurt-2 mars 2019  janë në fazën përfundimtare.

Institucionet kryesore që do të merren me organizmin e Samitit të Dytë të Diasporës janë Kryeministria, Ministri i Shtetit për Diasporën, Ministria  për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare janë parashikuar në vendimin  nr. 1 datë12.01.2018 “Për miratimin e aktiviteteve dhe projekteve në kuadër të vitit Mbarëkombëtarë të Gjergj-Kastriot Skënderbeut”, të Komisionit Shtetëror për Organizimin e Veprimtarive në Kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.

 

Bashkëngjitur dokumenti.

 

VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2019 PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE