Postuar më: 09/04/2020

Publikohet numri i parë (mars 2020) i Buletinit për ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës

Agjencia Kombëtare e Diasporës ndjek zbatimin e masave të Planit të Veprimit nga institucionet përkatëse dhe informon çdo tre muaj publikun mbi ecurinë dhe procesin e zbatimit të masave të Planit të Veprimit, përmes publikimit të Buletinit.

Publikimi i këtij dokumenti synon informimin e qytetarëve të interesuar brenda dhe jashtë vendit për ecurinë e politikave e masave shtetërore për Diasporën. Gjithashtu, Buletini informon anëtarët e strukturave vendimmarrëse lidhur me politikat, sukseset e arritura dhe vështirësitë e hasura gjatë zbatimit të reformës shtetërore për Diasporën.

Buletinin e plotë, Mars 2020, mund ta lexoni këtu:

BULETINI MARS 2020 PËR ECURINË E ZBATIMIT TË MASAVE TË PLANIT TË VEPRIMIT TË STRATEGJISË KOMBËTARE TË DIASPORËS