Postuar më: 26/12/2019

Propozimet e Grupit Ndërinstitucional të Punës për të drejtën e shtetasve shqiptarë jashtë vendit në Republikën e Shqipërisë për Komisonin e Reformës Zgjedhore

Grupi Ndërinstitucional i Punës, i ngritur me Urdhrin nr. 124, datë 18.09.2019, finalizoi propozimet lidhur me hartimin e paketës ligjore për garantimin e të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Propozimet e këtij grupi iu nisën Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ky grup u kryesua nga ministri i Shtetit për Diasporën dhe në përbërje të tij kishte specialistë nga Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Instituti i Statistikave.

Më poshtë gjeni propozimet për të drejtën e votës jashtë vendit:

PROPOZIMET E GRUPIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS PËR TË DREJTËN E VOTËS TË SHTETASVE SHQIPTARË JASHTË VENDIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË PËR KOMISIONIN E REFORMËS ZGJEDHORE