Postuar më: 05/11/2018

Prezantohet Projekt-Buxheti i parë për Diasporën

Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko paraqiti sot përpara Komisionit të Politikave të Jashtme “Projekt Buxhetin” për vitin 2019.
Sipas Ministrit, ky buxhet është i rëndësishëm sepse është i pari i cili pasqyron me detaje të gjitha çështjet e Diasporës.
Gjithashtu Ministri u ndal edhe te dy institucionet në varësi, Agjencinë Kombëtare të Diasporës dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit për Diasporën.

Ai theksoi se këto dy institucione do të mbështesin misionin e Ministrit të Shtetit për Diasporën duke ndihmuar dhe kontribuar, konkretisht në çëshjet që lidhen me Diasporën si dhe me zhvillimin e Samitit të Diasporës, i cili do të realizohet në muajin mars.