Postuar më: 16/07/2020

Parlamenti miraton ndryshimet në Ligjin për Diasporën

Parlamenti ka votuar ditën e sotme pro ndryshimeve në Ligjin për Diasporën, ndryshime të propozuara pas krijimit të strukturave të reja për Diasporën, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët dhe Komiteti Shtetëror për Diasporën.

Me propozim të Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko ndryshimet në ligjin për Diasporën përfshijnë edhe dhënien e çmimeve kombëtare dhe medaljeve për kontribut të veçantë në ruajtjen, forcimin e lidhjeve ndërmjet vendit të origjinës dhe Diasporës, promovimin e Shqipërisë në botë dhe përkrahjen e interesave të saj.

Ky ligj do të hyjë në fuqi 15 ditë pas publikimit në Fletoren Zyrtare dhe nuk parashikon kosto shtesë në buxhetin e shtetit.