Postuar më: 17/04/2020

Nis funksionimi i plotë i Qendrës së Studimeve për Arbëreshët

Pavarësisht kushteve të vështira të emergjencës, ka vijuar puna pa ndërprerje për vënien në funksion të plotë të kësaj qendre kërkimore-shkencore.

Krijimi i Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) synon studimin dhe mbrojtjen e kësaj trashëgimie, përmes koordinimit të lidhjeve më të forta me këtë komunitet për të ruajtur nga asimilimi gjuhën dhe kulturën e arbëreshëve dhe për të promovuar arritjet kryesore të tyre.

Kjo qendër është krijuar në kuadër të strukturës shtetërore për diasporën shqiptare dhe do të jetë nën drejtimin e prof. Dr. Diana Kastrati. Studiues të fushave të historisë, gjuhësisë, letërsisë, antropologjisë etj., do të kryejnë kërkime shkencore dhe do të merren me organizimin e aktiviteteve të cilat do të kenë si fokus komunitetin arbëresh.