Postuar më: 26/12/2018

Ngrihet grupi i punës për përgatitjen e platformës së programeve të dedikuara për Diasporën

Në vijim të vendimit nr.690, datë 14.11.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për prodhimin, transmetimin dhe financimin e emisioneve të posaçme televizive, arsimore dhe kulturore, të dedikuara për diasporën”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Kryeministri ngriti grupin ndërinstitucional të punës për përgatitjen e platformës së programeve të posaçme për mësimin e gjuhës shqipe, kulturën shqiptare dhe identitetin kombëtar, të dedikuara për Diasporën.

Në grupin e punës do të ketë përfaqësues nga ministri i Shtetit për Diasporën, ministritë e kulturës, arsimit, turizmit, dhe punëve të jashtme. Gjithashtu në përbërje të këtij grupi pune ftohen të marrin pjesë edhe zëvendësministri përgjegjës për turizmin, drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar, përfaqësues i Akademisë së Shkencave, titullari i Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe përfaqësues i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës.

Në link-un e mëposhtëm mund të lexoni dokumentin e plotë:

URDHËR PËR NGRITJEN E GRUPIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS PËR PËRGATITJEN E PLATFORMËS SË PROGRAMEVE TË EMISIONEVE TË POSAÇME PËR MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE, KULTURËN SHQIPTARE DHE IDENTITETIN KOMBËTAR, TË DEDIKUARA PËR DIASPORËN