Postuar më: 26/12/2018

Ngrihet grupi i punës për krijimin e Pavionit të Diasporës në Muzeun Historik Kombëtar

Në vijim të ligjit për Diasporën, Kryeministri ka ngritur grupin ndërinstitucional të punës për bërjen funksional të Pavionit të veçantë dedikuar Diasporës në Muzeun Histori Kombëtar.

Për funksionimin e këtij pavioni, të propozuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën grupi i punës  ndërinstitucional do të ketë në përbërje përfaqësues nga ministri i Shtetit për Diasporën,  ministritë e kulturës, arsimit, turizmit, dhe punëve të jashtme. Gjithashtu në grupin e punës do të jenë edhe titullarët e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Muzeut Historik Kombëtar, Bibliotekës Kombëtare dhe përfaqësues nga Akademia e Shkencave.

Çdo institucion përgjegjës do të angazhojë pranë grupit të punës specialistët e fushës për realizimin e Pavionit të Diasporës në MHK.

Në link-un e mëposhtëm mund të lexoni dokumentin e plotë:

URDHËR PËR NGRITJEN E GRUPIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS PËR ORGANIZIMIN E PUNËS PËR TË BËRË FUNKSIONAL PAVIJONIN E DIASPORËS, NË MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR