Postuar më: 19/10/2018

Ngrihet grupi i punës për hartimin e projektakteve nënligjore për regjistrin shtetëror të mësuesve të diasporës dhe të certifikatës së nxënësve në diasporë

Grupi i punës do të hartojë kriteret për krijimin e regjistrit shtetëror të mësuesve të diasporës dhe për pajisjen me certifikatë te nxënësve qe ndjekin programin e mësimit te gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë. Gjithashtu, grupi i punës bashkëpunon me Ministrin e Shtetit për Diasporën dhe me Ministritë e linjës për hartimin e projektakteve përkatëse.  Regjistri i mësuesve  dhe certifikata e nxënësve krijojnë bazën dokumentare për zhvillimin me sukses të mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë.

Më poshtë gjeni linkun:

URDHËR I PËRBASHKËT NR.682, PËR NGRITJEN E GRUPIT TË PUNËS PËR HARTIMIN E PROJEKTAKTEVE NËNLIGJORE PËR REGJISTRIN SHTETËROR TË MËSUESVE TË DIASPORËS DHE TË CERTIFIKATËS SË NXËNËSVE NË DIASPORË, DATË 15.10.2018