Postuar më: 22/05/2020

Miratohet vendimi Nr.408, datë 20.5.2020 për “Miratimin e Çmimeve të Shitjes së Teksteve të Botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, “Klasikët Dygjuhësh” dhe “Fjalor Dygjuhësh për Fëmijë” dhe të Kategorive që Përfitojnë Falas Kopje të Teksteve”

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin Nr. 408, datë 20.5.2020 “Për Miratimin e Çmimeve të Shitjes së Teksteve të Botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, “Klasikët Dygjuhësh” dhe “Fjalor Dygjuhësh Për Fëmijë” dhe të Kategorive që Përfitojnë Falas Kopje të Teksteve”. Sipas këtij vendimi, përcaktohen çmimet e shitjes së teksteve të botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, “Klasikët Dygjuhësh” e “Fjalor Dygjuhësh Për Fëmijë”, si dhe kategoritë që përfitojnë falas kopje të këtyre teksteve, të cilët janë nxënësit dhe mësuesit, sipas përcaktimeve në vendimin nr.443, datë 26.6.2019, “Për organizimin e procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në diasporë”. Tekstet e botuara nga QBD-ja kanë si qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e mësimit të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në Diasporë.

Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu:

VENDIM Nr.408, datë 20.5.2020 PËR MIRATIMIN E ÇMIMEVE TË SHITJES SË TEKSTEVE TË BOTUARA NGA QENDRA E BOTIMEVE PËR DIASPORËN, “KLASIKËT DYGJUHËSH” DHE “FJALOR DYGJUHËSH PËR FËMIJË” DHE TË KATEGORIVE QË PËRFITOJNË FALAS KOPJE TË TEKSTEVE