Postuar më: 26/02/2020

Miratohet urdhri për emërimin e anëtarëve të Këshillit Koordinues të QSPA-së

Miratohet Urdhri Nr. 5, datë 26.2.2020, i Ministrit të Shtetit për Diasporën për “Miratimin e anëtarëve të Këshillit Koordinues të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët”. Në përbërje të këtij Këshilli janë nëntë persona përfaqësues nga Akademia e Shkencave; Akademia e Studimeve Albanologjike; ministria përgjegjëse për politikën e jashtme; ministria përgjegjëse për kulturën, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë; Universiteti i Tiranës; Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe tre përfaqësues nga komuniteti Arbëresh, njëri prej të cilëve është nga komuna e Zarës, në Kroaci.

Këshilli Koordinues pranë QSPA-së do të funksionojë si organ këshillimor, për projektet e studimeve e publikimeve të QSPA-së, në përputhje me dokumentet strategjike për marrëdhëniet me diasporën si dhe me programet kërkimore-shkencore si dhe për përcaktimin e planit të aktiviteteve dhe çdo lloj organizimi tjetër, në zbatim të fushës së përgjegjësisë të QSPA-së.

Urdhrin e plotë mund ta lexoni këtu:

URDHËR Nr.5, datë 26.2.2020 PËR MIRATIMIN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT KOORDINUES TË QENDRËS SË STUDIMEVE DHE PUBLIKIMEVE PËR ARBËRESHËT