Postuar më: 21/06/2019

Miratohet Strategjia Kombëtare për Qeverisjen e Migracionit dhe Planit i saj i Veprimit 2019 – 2022

Për herë të parë Këshilli i Ministrave ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Qeverisjen e Migracionit dhe Planit të saj të Veprimit 2019 – 2022, e cila është në përputhje me planin e veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2018 – 2024.
Ky vendim ka si qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e migracionit dhe përafrimin e tij me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.

Integrimi i çështjeve të migracionit në një dokument të vetëm politik erdhi si domosdoshmëri për plotësimin e mangësive të hasura si dhe adresimin e suksesshëm të politikave të migracionit gjatë viteve të kaluara, me qëllim konsolidimin e strukturave të menaxhimit dhe koordinimit të migracionit, pasi deri më tani dokumentet strategjike për migracionit kanë synuar vetëm forcimin e kapaciteteve institucionale.

Objektiv i kësaj strategjie është qeverisja e efektshme e migracionit në Shqipëri duke trajtuar sfidat që rezultojnë nga lëvizjet migratore me synim rritjen e ndikimit të migracionit në një zhvillim më të mirë të migrantëve dhe shoqërisë shqiptare.

Gjithashtu kjo strategji parashikon edhe krijimi i një mekanizmi institucional për koordinimin e punës dhe ndarjen e kompetencave ndërmjet ministrive përgjegjëse në këtë fushë, duke lehtësuar kështu raportimin dhe monitorimin e progresit në përmbushje të kërkesave për anëtarësim në BE.

Vendimin e plotë mund ta lexoni në link-un e mëposhtëm:

V E N D I M Nr.400, datë 19.6.2019 PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE PËR MIGRACIONIN DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT 2019-2022