Postuar më: 24/07/2019

Miratohet krijimi i Dhomës së Biznesit të Diasporës

Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e Ministrit të Shtetit për Diasporën për financimin e projektit “Për Dhomën e Biznesit të Diasporës, krijimi dhe nxitja e investimeve të Diasporës në Shqipëri dhe zbatimin e tij nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Diasporës”.

Krijimi i Dhomës së Biznesit të Diasporës është një mundësi reale për mbështetjen e investitorëve të Diasporës që dëshirojnë të krijojnë apo të zgjerojnë biznese te tyre në atdhe. Gjithashtu do të synojë të jetë një mjet efikas për nxitjen e investimeve në Shqipëri.

Kjo strukturë e re ka si qëllim mbrojtjen e bizneseve shqiptare në Diasporë si dhe nxitjen e tyre për investime në Shqipëri.

Sipas këtij vendimi, ky projekt do të financohet për 28 muaj me buxhet prej 9 000 000 (nëntë milionë) lekësh ndërsa fondet shtesë për projektin do të sigurohen nga donatorët dhe nga të ardhurat e fituara nga aktivitete i kësaj dhome.

Vendimin e plotë mund ta lexoni  në link-un e mëposhtëm:

VENDIM NR. 514 PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PËR DHOMËN E BIZNESIT TË DIASPORËS – KRIJIMI DHE NXITJA E INVESTIMEVE TË DIASPORËS NË SHQIPËRI”, DHE ZBATIMIN E TIJ NGA FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS, datë 19.7.2019