Postuar më: 03/09/2019

Miratimi i literaturës plotësuese për mësimdhënien në Diasporë

Sot u zhvillua mbledhja e radhës Këshillit Koordinues të Botimeve për Diasporën ku mori pjesë edhe Ministri i Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko, i cili prezantoi drejtuesin e ri të Këshillit Koordinues të Botimeve për Diasporën, drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, z. Piro Misha.
Qëllimi i kësaj mbledhjeje ishte miratimi i literaturës plotësuese të gjuhës shqipe, e cila do t’u vijë në ndihmë fëmijëve të grupmoshave të ndryshme në Diasporë.
Grupi i punës i ngritur me urdhër ministri pranë QBD-së paraqiti 10 propozime bazuar në kriterin e cilësisë përmbajtjesore dhe estetike duke iu përmbajtur grupmoshave dhe nivelit të njohurive më gjuhën shqipe.
Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën miratoi një pjesë të listës së propozuar dhe sugjeroi shtimin e disa titujve të tjerë.