Postuar më: 13/04/2019

Ministri zhvilloi takim me Shefin e Misionit të FMN për Shqipërinë, z.Jan Kees Martij

Gjatë vizitës në SHBA, ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko zhvilloi takim me Shefin e Misionit të FMN për Shqipërinë, z. Jan Kees Martij.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, u fol për rëndësinë që ka ky institucion për qeverinë shqiptare dhe z. Majko e njohu z. Martij me politikat shtetërore të hartuara për Diasporën.

Me interes gjatë kësaj bisede ishte fusha e arsimit dhe lehtësimi i procedurave për rikthimin e shqiptarëve në Atdhe, ku ministri i Shtetit për Diasporën u shpreh: “Në ligjin e ri për qeverisjen lokale, i cili pritet të kalojë në parlament, janë duke u krijuar Zyrat e qeverisjes vendore për shërbimin e Diasporës dhe emigracionit.”

Gjithashtu, u bisedua për bashkëpunime në fushën e Diasporës në të ardhmen.