Postuar më: 18/03/2019

Ministri takohet me përfaqësues të organizatës Partneritetit të Qeverisë së Hapur

Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko priti në një takim z. Joe Powell, zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i organizatës amerikane Partneritetit të Qeverisë së Hapur (OGP) si dhe znj. Sandra Pernar, Kordinatore Rajonale për Europën e Partneritetit të Qeverisë së Hapur.
Qëllimi i kësaj vizite të përfaqësuesve të OGP-së ishte vlerësimi i mundësive të bashkëpunimit. Ministri Majko shprehu interesimin e tij për të bashkëpunuar me ekipin e OGP, gjithashtu sugjeroi që të punohet ngushtë me Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës. Gjatë takimit ministri bisedoi me përfaqësuesit e OGP edhe për Samitin II të Diasporës.