Postuar më: 14/04/2019

Ministri mori pjesë në takimin e organizuar nga “The Open Gov Hub” dhe “Open Goverment Partnership”

Ministri Majko mori pjesë në takimin e organizuar nga “The Open Gov Hub” dhe “Open Goverment Partnership” në Washington, SHBA me temë diskutimi qeverisjen transparente.
Gjatë fjalës së tij ministri u ndal te reformat konkrete që janë aplikuar në politikat shtetërore shqiptare për Diasporën.

Gjithashtu i njohu të pranishmit me të gjitha format e publikimit dhe nivelin e transparencës të institucioneve në varësi të tij: Buletini tre mujor, i cili paraqet ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës, “Periodiku” i Fondit të Zhvillimit të Diasporës, Raportet vjetore të Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, si dhe publikimin informativ të përjavshëm “Newsletter e Diasporës”.
Ministri i Shtetit për Diasporën u shpreh se transparenca e informacionit e mbështetur në bazën e llogaridhënies, pjesëmarrjes qytetare sjellë një qeverisje më të përgjegjshme.
Gjatë këtij takimi Organizata për “Partneritetit të Qeverisë së Hapur” (OGP) prezantoi nismën e saj në Shqipëri, hapjen e zyrës rajonale në Tiranë.