Postuar më: 20/12/2019

U zhvillua konferenca vjetore e Avokatit të Popullit

Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, mori sot pjesë në konferencën vjetore të Avokatit të Popullit “Liria pa urrejtje-Liria e shprehjes përballë të të drejtave të tjera të njeriut”.

Të pranishëm ishin Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, drejtues të institucioneve kushtetuese e shtetërore, ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile.

Konferenca trajtoi nevojën e shmangies së gjuhës së urrejtjes në ligjërimin publik, media, marrëdhëniet dhe institucionet politike e shoqërore.