Postuar më: 03/08/2019

Ministri merr pjesë në aktivitetin “Manifestimi qendror për Diasporën”, në Kosovë

Ministri i Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko mori pjesë dje, së bashku me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në aktivitetin e organizuara në Komunën Skënderaj, nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, “Manifestimi qendror për Diasporën”.

Në fjalën e tij ministri Majko përshëndeti këtë nismë që i dedikohet Diasporës, si një mënyrë për të afruar më shumë me vendlindjen mërgimtarët.