Postuar më: 11/07/2018

Ministri Majko takon presidentin e rajonit të Molise

Majko me presidentin e Molises

Komuniteti shqiptar në Molise të Italisë ishte në qendër të diskutimeve që zhvilloi Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko me presidentin e këtij rajoni z. Donato Toma.

Në takimin miqësor të zhvilluar në zyrën e Ministrit Majko, z. Toma bëri të ditur se komuniteti shqiptar që jeton atje është mjaft i integruar.  Ai u shpreh i gatshëm për iniciativa e projekte të përbashkëta, që do të shërbejnë për zhvillimin e mëtejshëm të komunitetit shqiptar dhe ruajtjen e identitetit.

Ndërkaq, Ministri u ndal tek nevoja e përfshirjes së gjuhës shqipe në programin shkollor dhe theksoi nevojën e shkëmbimit të eksperiencave më vendin fqinj, sa i përket emigracionit.