Postuar më: 09/10/2020

Ministri Majko me Fondacionin Besa / Bashkëpunime me sipërmarrësit nga Diaspora

Ministri i Shtetit për Diasporën, z.Pandeli Majko ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Fondacionit Besa: z. Anton Krasniqi, kryetar, WEGO distributor i materialeve ndërtimore, z. Ilir Seferi nënkryetar, ekonomist i turizmit dhe hotelerisë z. Rexhep Nikci, sektori i arsimit dhe kulturës, z.Mislim Berisha, sekretar dhe këshilltar si dhe z. Xhevdet Mulaj, avokat ndërkombëtar.
Takimi u fokusua në mundësinë e bashkëpunimit midis Fondacionit Besa dhe institucioneve të Diasporës, me qëllim kontribuimin në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Gjatë takimit, ministri Majko u prezantoi pjesëmarrësve institucionet e Diasporës, projektet në zbatim si dhe mekanizmat e tjera të krijuara, si: Këshilli Koordinues i Diasporës, Dhoma e Biznesit të Diasporës etj., me qëllim krijimin e hapësirave për nisjen e bashkëpunimit.
Një bashkëpunim, i cili për vetë natyrën e fondit “Besa” mund të jetë më frytdhënës në partneritet me Dhomën e Biznesit të Diasporës. Kjo, pasi Dhoma e Biznesit të Diasporës është duke bashkëpunuar me dy agjencitë
“AIDA” dhe “Adisa” për të ofruar një shërbim të plotësuar nga ana institucionale.

Fondacioni “Besa”, është një shoqatë e biznesit shqiptar në Mynih e themeluar me qëllim të një bashkëpunimi me ndërmarrjet shqiptare në Republikën e Bavarisë dhe krijimin e një rrjeti biznesesh shqiptare.