Postuar më: 25/10/2018

Ministri i Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko firmos urdhrin për shpalljen e vendeve të punës imediate për ngritjen dhe funksionimin e FSHZHD

Ministri i Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko ka firmosur sot urdhrin për shpalljen e vendeve të lira të lira të punës në Fondin Shqiptar të Zhvillimit për Diasporën dhe ngritjen e komisionit përgjegjës për rekrutimin e personelit.

Nëpërmjet këtij urdhri Ministri ka kërkuar shpalljen e vendeve të punës të nevojshme dhe imediate për ngritjen dhe funksionimin e FSHZHD.

Ky urdhër është lëshuar bazuar në Ligjin Nr. 32/2018 “Për Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”, Ligjin Nr.9936, datë 26.6.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe legjislacionit për buxhetin shtetëror në fuqi, për bërjen funksional të FSHZHD, në zbatim të VKM Nr.611, datë 17.10.2018 “Për financimin e projektit Diaspora për Zhvillim dhe zbatimin e tij nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”.

Më poshtë gjeni linkun:

URDHËR Nr.2, PËR SHPALLJEN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS NË FSHZHD DHE NGRITJEN E KOMISIONIT PËRGJEGJËS PËR REKRUTIM​, datë 25.10.2018

Më poshtë do të gjeni informacionin e detajuar mbi aplikimin për vendet vakante:

DREJTOR I DREJTORISË SË FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

PERGJEGJES I SEKTORIT TE PROKURIMEVE DHE ANALIZES

PERGJEGJES SEKTORI I PROJEKTEVE DHE MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES

SPECIALIST PRANË SEKTORIT TË PROJEKTEVE DHE MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES TË DIASPORËS 1

SPECIALIST PRANË SEKTORIT TË PROJEKTEVE DHE MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES TË DIASPORËS 2

SPECIALIST I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT