Postuar më: 31/10/2018

Ministri i Shtetit për Diasporën po zhvillon një vizitë pune në Irlandë

 

Ministri i Shtetit për Diasporën, Z.Pandeli Majko është duke zhvilluar një vizitë në Irlandë me qëllim njohjen më nga afërt të programit të Diasporës që ky vend ka.
Gjatë ditës së sotme Ministri i Shteti ka zhvilluar takime në Departamentin Irlandez për Punë të Jashtme si dhe është njohur me platformën “ConnectIreland”, prezantimi i së cilës u bë nga Z. Kingsley Aikins, CEO i organizatës “Diaspora Matters”.


Kjo vizitë e Ministrit të Shteti për Diasporën është organizuar nga IOM Albania, qëllimi është studimi i modelit që Irlandezët kanë ndjekur në angazhimin e Diasporës së tyre.
Irlanda është një shembull i suksesshëm sesi angazhimi i Diasporës mund të orientohet drejt rritjes së investimeve të huaja në vend. Nëpërmjet platformës “ConnectIreland”, irlandezët kanë krijuar një qasje më të lehtë për Diasporën e tyre që të ndihmojë tërheqjen e bizneseve të huaja për të investuar në vend.