Postuar më: 19/11/2018

Ministri i Shtetit për Diasporën mori pjesë në udiencën e veçantë për shqiptarët, të mbajtur nga Papa Françesku në Vatikan.

Ministri i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko ishte i pranishëm sot në udiencën e posaçme që Papa Françesku i dedikoi popullit shqiptar, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Në fjalën e tij përshëndetëse Papa Françesku tha: “Sot, kujtojmë e kremtojmë Gjergj Kastriotin Skënderbeun, bir heroik i një populli të fortë e bujar, që mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin “Athleta Christi”. Me veprat e tij, farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar, si edhe interpretues në nivelin më të lartë i vlerave të besnikërisë së ndershme ndaj impenjimeve të ndërmarra lirisht”.

Kjo është hera e dytë që Vatikani mban nje udiencë të posaçme për shqiptarët dhe heroin tonë kombëtar. Një udiencë e ngjashme është zhvilluar për herë të fundit në vitin 1968 për diasporën shqiptare në Itali me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Përfaqësia Shqiptare në këtë eveniment të veçantë ishte rreth 200 persona, personalitete politike, përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare dhe artistë shqiptarë që interpretojnë në skenat botërore.

Pas takimit me Papën artistë shqiptarë të njohur interpretuan në koncertin “Të Bashkuar në kujtim të Skënderbeut” me pjesë të zgjedhura. Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin interpretime nga artistët shqiptarë më të suksesshëm të momentit si Inva Mula, Dua Lipa, Ramë Lahaj, Erza Muqolli, Genc Tukici, Eno Peci, Lorik Cana, Olen Cezari, Elhaida Dani dhe Ermal Meta.