Postuar më: 07/11/2018

Ministri i Shtetit për Diasporën merr pjesë në ceremoninë e nderimit të Skënderbeut në Kalabri

Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko është duke zhvilluar një vizitë në Kalabri, Itali si pjesë e delegacionit presidencial. Gjatë kësaj vizite u takua me Presidentin Italian, Sergio Mattarella  si dhe me personalitete italiane dhe të komunitetit Arbëresh.

Aktiviteti më i rëndësishëm i ditës së sotme ishte nderimi i figurës së Skënderbeut. Delegacioni shqiptar së bashku me Presidentin italian, Sergio Mattarella ishin të pranishëm në zbulimin e pllakatit dedikuar heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, në kolegjin italo-shqiptar të “San Demetrio Corona”, zgjedhur pikërisht për rolin shumë të rëndësishëm që ky institucion luajti gjatë Rilindjes italiane dhe gjatë Rilindjes shqiptare.