Postuar më: 16/12/2019

Mbledhja e radhës e Grupit të Koordinatorëve për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës

Sot, Grupi i Koordinatorëve për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës, kryesuar nga ministri i Shtetit për Diasporën, zhvilloi mbledhjen e fundit për këtë vit. Grupi i Koordinatorëve, i përbërë nga përfaqësues të Ministrit të Shtetit për Diasporën, Agjencisë Kombëtare për Diasporën dhe nga zëvendësministrat e ministrive te linjës si edhe dy ekspertë të fushës, është përgjegjës për bashkërendimin e punës për zbatimin e masave të Planit të Veprimit të Strategjisë në institucionet përkatës.

Çështjet kryesore të rendit të ditës ishin publikimi i numrit të katërt të Buletinit për zbatimin e masave, problematika lidhur me zbatimin e masave dhe publikimi i raportit “Diaspora e Shqipërisë në Shifra” nga INSTAT, qëllimi i të cilit është vlerësimi i numrit dhe karakteristikave bazë demografike dhe sociale të Diasporës.

Ministri Majko, në përfundim të takimit, falënderoi të gjithë të pranishmit për kontributin e tyre.