Postuar më: 27/09/2018

Mbledhja e grupit parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”

download copy

Nën kujdesin e kryetarit e Kuvendit Z. Ruçi u realizua sot mbledhja e dytë “ Miqtë e fëmijëve” për disa shtesa mbi ndryshimin e ligjit nr.10129  “Për gjendjen civile”. Në këtë tryezë morri pjesë dhe  Ministri i Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko . Ky organizim (“Miqtë e Fëmijëve”) është një grup parlamentar shumëpartiak, i cili bashkëpunon me institucionet shtetërore dhe shoqërinë civile për trajtimin e çështjeve të fëmijëve dhe mbrojtjen e interesave të tyre.

Në takim diskutuan çeshtjet mbi regjistrimin e fëmijeve pa dokumenta. Një problem i vecantë janë fëmijet që kanë lindur jashtë vendit të cilët për problemin e regjistrimit e tyre mbajnë dy emra apo fëmijet me dy mbiemra apo edhe fëmijet të abandonuar që në lindje nga prindërit e tyre.

“Duke falenderuar ekspertët për punën e bërë, jeni të ftuar të jepni mendimet për projektin e paraqitur prej tyre, me qëllim që sipas kalendarit të Kuvendit dhe mbështetur në Rregulloren, projekti i ndrsyhimeve të shqyrtohet në Komisione dhe të përcillet  për t’u miratuar në seancën plenare.”, nënvizoi kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Projektligji parashikon se për fëmijët e lindur jashtë vendit, regjistrimi bëhet në gjendjen civile të atij vendi dhe, kur kjo është e pamundur, në përfaqësitë diplomatike ose konsullore shqiptare në vendin pritës. Ndryshimet ligjore janë një hap edhe në drejtim të përmbushjes të prioriteteve të integrimit evropian të Shqipërisë dhe garantimit të të drejtave të njeriut.