Postuar më: 07/07/2020

Krijohet “Rrjeti i Profesionistëve të Diasporës”, LinkedIn-i shqiptar

Projekti i Fondit Shqiptar të Diasporës për realizimin e “Rrjetit i të Profesionistëve të Diasporës” ka filluar. Ai do të jetë një platformë ku të gjithë profesionistë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, ku do të takohen niveli profesional dhe shkëmbimi i informacionit. Ky është projekti më i ri dhe me ambicioz për të krijuar në fillesat e veta një “Linked In” shqiptar .

“Rrjeti i profesionistëve të Diasporës” është një platformë që synon të mbështesë e të nxisë transmetimin e të dhënave profesionale duke ofruar një urë lidhëse me kapacitetet profesioneve të ndryshme në diasporë. Qëllimi i Platformës është të mbledhë dhe shkëmbejë informacione dhe përfshirjen e ekspertizës së anëtarëve të këtyre komuniteteve shqiptare në Diasporë dhe ti lidhë ato edhe me kërkesat e biznesit shqiptar apo të huaj në të mirë të zhvillimit të vendit. Ai synon në një fazë të dytë të shërbejë në gjenerimin e ideve dhe nismave nga komunitetet profesionale të Diasporës shqiptare.

“Rrjeti i Profesionistëve të Diasporës” mund ta gjeni këtu: www.rrjetiprofesionisteve.al.