Postuar më: 19/02/2020

Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Emigracioni Politik Shqiptar në Vitet 1944-1990”

Sot, ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Emigracioni Politik Shqiptar në Vitet 1944-1990”.

Në fjalën e tij, në panelin me temë “Përvoja personale mbi emigracionin politik në Shqipëri”, ministri Majko dha një përmbledhje të historisë së migracionit gjatë asaj periudhe dhe se si migrimi jashtë Shqipërisë ishte një akt i ndaluar me ligj.

Më tej, ai tregoi se si Diaspora shqiptare në atë kohë prodhoi autoritetet e veta, të cilët u vendosën pranë përfaqësuesve të diasporës më të vjetër si Faik Konica dhe Fan Noli, dhe kontribuan në lirinë e vendit.