Postuar më: 30/07/2019

Këshilli Drejtues i Agjencisë Kombëtare të Diasporës zhvilloi sot takimin e radhës

Në këtë takim morën pjesë Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko dhe anëtarët e këshillit të cilët u njohën me aktivitetet e realizuara nga ky institucion.

Drejtoresha ekzekutive e AKD-së znj. Etleva Kondi prezantoi një raport të detajuar mbi aktivitetet e zhvilluara nga ky institucion deri më tani dhe ato që janë planifikuar për t’u realizuar në të ardhmen.