Postuar më: 12/02/2019

Informimi i Diasporës shqiptare, zgjidhet koordiantori shtetëror që do të mbikëqyrë procesin

Drejtori i Programimit dhe Zhvillimit, në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), z. Fatjon Hallkaj do të jetë koordinatori shtetëror për informimin e Diasporës shqiptare.

Qëllimi punës së koordinatorit shtetëror për informimin e Diasporës është zbatimi i masës 51, të planit të veprimit, të Strategjisë Kombëtare për Diasporën, miratuar me vendim nr.259, datë 9.5.2018, të Këshillit të Ministrave. Në funksion të kësaj mase ai do të vlerësojë dhe koordinojë punën për informacionin që publikohet nga institucionet e administratës shtetërore për interesat e komunitetit shqiptar jashtë vendit.

Informacioni i plotë në link-un e mëposhtëm:

URDHËR PËR CAKTIMIN E KOORDINATORIT SHTETËROR PËR INFORMIMIN E DIASPORËS