Postuar më: 14/11/2018

Grupi i Koordinatorëve për Zbatimin e Planit të Strategjisë për Diasporën mbajnë mbledhjen e radhës

Grupi i Koordinatorëve për zbatimin e Planit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën realizuan takimin e radhës për shqyrtimin e ecurisë së planit të strategjisë për Diasporën.

Ministri i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko bëri një prezantim të shkurtër të çështjeve me rëndësi në këtë strategji.

IMG 0641

Gjatë takimit u diskutuan detajet në lidhje me Buletinin e dytë të Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2018-2024.

Grupi i Koordinatorëve përbëhet nga përfaqësues të 12 ministrive dhe përfaqësues të institucioneve të tjera, të cilët do të bashkëpunojnë me Ministrin e Shtetit për Diasporën për zbatimin e Planit të Strategjisë së Diasporës 2018-2024.