Postuar më: 17/05/2019

FSHZHD shpall vende të lira pune, në kuadër të projektit “Diaspora shkencore si një faktor ndryshimi në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë”

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës në kuadër të projektit “Diaspora shkencore si një faktor ndryshimi në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë” shpall vendet e lira të punës për pozicionet e mëposhtme:
-Drejtor i Drejtorisë së Projekteve dhe Mbështetjes së Sipërmarrjes për Diasporën.
-Katër Specialistë për Sektorin e Projekteve dhe Mbështetjes së Sipërmarrjes për Diasporën.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve, do të bëhet në zyrën e protokollit të FSHZHD-së pranë Kryeministrisë si dhe në e-mailin zyrtar të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës: info@adfd.al
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është: data 24.05.2019 ora 16:00.
Për të gjithë të interesuarit pozicionet e lira dhe kriteret e aplikimit mund ti gjeni në link-un e mëposhtëm:

DREJTOR I DREJTORISË SË PROJEKTEVE DHE MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES PËR DIASPORËN

SPECIALIST PRANË SEKTORIT TË PROJEKTEVE DHE MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES TË DIASPORËS