Postuar më: 05/11/2018

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe Qendra e Botimeve për Diasporën zyrtarizojnë ambientet ku do të zhvillojnë aktivitetin

Qeveria ka miratuar propozimin e Ministrit të Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko për dhënien në përdorim, pa shpërblim, nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare të dy ambienteve ku do të vendosen institucionet e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën.

Sipas këtij vendimi Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, do të ketë në përdorim vilën nr.5, me oborret përkatëse, të bllokut të Vilave Gjermane, Tiranë. Ndërsa Qendra e Botimeve për Diasporën do të ketë në përdorim vilën nr.6 dhe objektin ndërmjet me oborret përkatëse, të këtij blloku, për një afat të pacaktuar me qëllim shfrytëzimin e tyre si mjedise pune për ushtrimin e veprimtarisë administrative.

Më poshtë, vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave në datën 26.10.2018:

VENDIM Nr. 637, PËR DHËNIEN NË PËRDORIM, PA SHPËRBLIM, NGA DREJTORIA E SHËRBIMEVE QEVERITARE TE FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS DHE QENDRA E BOTIMEVE PËR DIASPORËN, TË VILAVE NR.5, NR. 6 DHE TË PALESTRËS TË BLLOKUT TË VILAVE GJERMANE, datë 26.10.2018