Postuar më: 15/01/2019

Diskutimi mbi “Angazhimin e Diasporës në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”

“Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” është një nga pikat kyçe të Politikave Shtetërore për Diasporën, ndaj edhe puna për realizimin e këtij qëllimi mbetet një nga sfidat e mëdha të institucioneve dhe organizatave të angazhuara në këtë drejtim.
Për këtë arsye sot institucioni i ministrit të Shtetit për Diasporën në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin dhe Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) organizuan një seminar trajnimi.

Gjatë fjalës së tij ministri tha se “Diaspora nuk është një çështje e izoluar por ajo prek të gjithë sektorët . “Realizimi i Strategjisë Kombëtare të Diasporës është një sfidë e madhe, shumë ambicioze”, – tha ministri
Gjithashtu ai vlerësoi bashkëpunimin me institucionet përkatëse për punën e deritanishme dhe kontributin që po japin në realizimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën.

Ndërsa drejtoresha e IOM, znj.Alma Jani theksoi punën e bërë në këto tre vite me ministrin e Shtetit për Diasporën në disa fusha për angazhimin e Diasporës shqiptare të identifikuar si dhe në përkrahjen për organizimin e Samitit të Dytë të Diasporës.

I ftuar në këtë seksion eksperti irlandez për Diasporën, Dr.Martin Russell bëri një përmbledhje të punës së kryer deri tani për zbatimin e “Strategjisë Kombëtare për Diasporën”. Ai gjithashtu u ndal edhe tek përvoja e marrë gjatë studimit në nivel lokal dhe global gjatë procesit të angazhimit të Diasporës